"KOÇO BRISKU" LAPARDHA-BERAT
HISTORIKU I SHKOLLËS TONË
Shkolla e pare ne fshatin Lapardha daton me 2 janar 1945 si ndertese shkolle, ishte shtepia e Hekuran Vrionit, ndersa mesues i pare ishte Muharem Vrioni , i cili zhvilloi mesim ne lapardha me nje klase te pare me 19 nxenes . Me 19 tetor emerohet mesues ne fshatin Lapardha Ymer Luari, icili zhvilloi mesim ne vitin 1945-1946 me klasa koletive I-II ne lagjen Qoshk te Lapardhase me 45 nxenes por 26 vijonin rregullisht.Komiteti Ekzekutiv i KP te Prefektures Berat me vendim nr .90 me date 14.08.1946 vendosi ngritjen e 16 shkollave dyklaseshe dhe 9 shkollave njeklaseshe ne fshatrat e zones . Me kontributin edhe te vete zones u ngriten shkollat e para ne zonen e Lapardhase dhe shkolla e pare e ndertuar ne Lapardha 2 perfundoi, me 31.12.1946 dhe ndodhej si shtese prane xhamise ne lagjen Jaholli. Ne lapardha qender u ndertua nje shkolle me tre klasa mesimore .Ajo perfundoi me 31.03.1947( vedi I nderimit te saj ishte ku ndodhet sot xhamia e fshatit Lapardha 1).Ne vitin 1956 u krye zgjerimi I shkolles Lapardha me 13 klasa mesimore Po kete vit ne Lapardha 2 u ngrit nje shkolle fillore me kater klasa mesimore.Ne vitin 1968-1969 u ndertua dhe shkolla fillore ne lagjen Qoshk.Mesuesit e shkolles fillore Qoshk ne kete periudhe ishin :Vasil Pinguli, Safura Nelaj(Durdia),Mellani Xhimitiku,Domenika Hotova. Ne kuadrin e masivizimit te shkollave te mesme Bujqesore, u hap per here te pare ne vitin shkollor 1988 shkolla e mesme te bujqesore me dy vite te para me profil bujqesor dhe nje klase gjimnaz i pergjithshem.Drejtuesi i pare i shkolles qe po merrte formen e nje te mesme te bashkuar ishte Gjolek Xheladini .Kjo shkolle ne ate kohe nuk e kishte plotesisht kontigjentin e nxenesve ne ambjentin e saj ,mbasi 8- vjecarja funksiononte ne ambientin e shkolles se vjeter .Nxenesit qe frekuentonin shkollen ishin kryesisht nga Lapardhaja dhe nga zonat perreth saj.Ne vitin 1991-1992 kjo shkolle u konsolidua si e mesme e bashkuar me te kater vitet.Dretues ne keto vite ka qene Vladimir Hoxha.Ne vitin 1996-1997 ish shkolla e vjeter 8-vjecare qe mbante emrin e deshmorit “Koço Brisku” u rrenua totalish keshtu qe kontigjenti i nxenesve ju bashkua shkolles se mesme te bashkuar e cila u kosolidua perfundimisht si e tille ne vitin 1997 dhe ne kete periudhe drejtor shkolle ishte Hajredin Xhaferri.Po ne kete vit shkolles ju dha dhe emir Shkolle e mesme e bashkuar “ Koço Brisku’ Lapardha.Nga viti 1999-2004 si pasoje e ndryshimeve demografike te popullsise numri i nxenesve vinte ne rritje .Ne vitin mesimor 2003-2004 kjo shkolle ka pasur 882 nxenes dhe nje trup pedagogjike me 47 mesues. Në Shkollën e Mesme te Bashkuar “koço Brisku” për vitin mësimor 2015-2016 janë ulur në bangat e shkollës _578 nxënës dhe në arsimin parashkolor janë rregjistruar 91 fëmijë. Stafi pedagogjik i shkollës përbëhet nga 42 mësues.